Reali i ofron Man Unitedit katër lojtarë për Paul Pogban

Real Madrid raportohet se ka ofruar katër lojtarë, përfshirë James Rodriguezin dhe Martin Odeggard te Manchester United, në tentativën e tyre për nënshkrimin e Paul Pogbas.

Sport

28/05/2020 09:18

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, prej kohësh është një admirues i fituesit të Kupës së Botës, i cili pjesën më të madhe të këtij sezoni, ka qenë i lënduar.

Sidoqoftë, Madrid mbeten ende të interesuar për nënshkrimin e tij, dhe dëshirojnë që këtë ta bëjnë duke ofruar një numër të madh lojtarësh, përfshirë edhe Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz, raporton The Sun, përcjell lajmi.net.

Por, në anën tjetër, Manchester United vazhdon të insistojë se Pogba nuk është për shitje.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer është i prirë të mbajë Pogban në skuadër, duke e rikthyer në njëmbëdhjetëshen startuese, kur Premierliga të rifillojë përsëri.

Solskjaer dëshiron të provojë se si do të funksionojë Pobga me Bruno Fernandes, i cili i është bashkuar Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Pogba këtë sezon ka regjistruar vetëm tetë paraqitje, dhe bërë vetëm dy asistime./Lajmi.net/