Reali gjithnjë e më afër nënshkrimit me Bellingham

Real Madridi raportohet se po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham. Raundi pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën ndërsa Reali dhe Dortmundi janë duke punuar në konkretizimin e disa detajeve mbi bonuset që duhet të përfshihen në kontratë. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Realit dhe…

Sport

06/06/2023 08:46

Real Madridi raportohet se po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham.

Raundi pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën ndërsa Reali dhe Dortmundi janë duke punuar në konkretizimin e disa detajeve mbi bonuset që duhet të përfshihen në kontratë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Realit dhe lojtarit për kushtet personale është 100% e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill, përcjellë lajmi.net.

Ideja e “Los Blancos” është që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave, derisa lojtari është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në qershor 2029 si lojtar i Real Madridit, pra një kontratë gjashtëvjeçare gati./Lajmi.net/