Haxhiu: 46 % më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është ngritur për 46 përqind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka njoftuar se ka vizituar Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me ç’rast diskutuam për shumë çështje që ndërlidhen me…

Lajme

08/05/2024 15:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është ngritur për 46 përqind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka njoftuar se ka vizituar Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me ç’rast diskutuam për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 % më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas. Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për të siguruar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për qytetarët.  Sot, vizitova Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me ç’rast diskutuam për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit”, ka shkruar Haxhiu.