Reali fiton garën për Odegaard

Që nga dita e djeshme është duke qarkulluar lajmi se Real Madridi ka arritur të fitojë garën për të siguruar shërbimet e talentit 16 vjeçar Martin Odegaard.

Sport

07/01/2015 11:16

Sipas raportit të bërë nga mediat angleze dhe nga Diaro Bernabeu, mësojmë se Real Madridi shumë shpejtë do të nënshkruajë në mënyrë zyrtare me Odegaardin.

Los Blancos kanë arritur të mposhtin skuadrat tjera të mëdha të cilët gjithashtu kanë qenë në garë për shërbimet e tij.

Besohet se skuadra Mbretërore e ka përgatitur edhe numrin e fanellës për Odegaardin, i cili pritet të jetë numri 16, numri i moshës së tij aktuale.