Reali e mbyll me fitore

Në kuadër të xhiros së fundit në La Ligë, Real Madrid fitoi ndaj Espanyolit në Santiago Bernabeu me rezultat 3:1. Shkëlqeu sulmuesi i ri Alvaro Morata.

Sport

17/05/2014 18:53

Real Madrid mposhti Espanyolin me rezultat 3:1 në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së fundit në La Ligë.

Pa Cristiano Ronaldon i cili nuk luajti fare për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë ngrohjes, Los Blancos fituan falë super paraqitjes së sulmuesit të ri Alvaro Morata.

Pjesa e parë nuk solli gola kurse në minutën e 64-të, Gareth Bale e kaloi Realin në epërsi.

Në minutën e 68-të, Morata u inkuadrua në lojë në vend të Karim Benzemas dhe arsyetoi besimin e trajnerit Carlo Ancelotti, duke shënuar dy herë në pesë minutat e fundit.

Pizzi ishte ai që ngushtoi përkohësisht disavantazhin për Espanyolin, para golit përfundimtar të Moratas në minutat shtesë. Reali e mbylli këtë edicion të La Ligës me 87 pikë.