Reali dëshiron ta ‘heq qafe’ Balen, i paguan gjysmën e pagës për ta larguar

Real Madridi dorëzohet para Gareth Bale. Klubi madrilen e ka të qartë që nuk mund të përfitojë para nga shitja e uellsianit.

Sport

09/09/2020 22:30

Përkundrazi, edhe nëse do ta “falë”, do t’i duhet t’i paguajë lojtarit një pjesë të pagës prej 14.5 milionë eurosh, teksa kostoja totale, duke përfshirë edhe taksat, shkon 30 milionë euro në vit.

Bale ka kontratë deri në vitin 2022, që do të thotë se do t’u rëndojë 60 milionë euro arkave të klubit “merenegues” nëse nuk ikën. Një shpenzim i madh, më i madhi i skuadrës, që nuk është në planet e Zidane.

Kështu, “The Telegraph” raporton se Real Madridi është i gatshëm të mbulojë gjysmën e pagës së uellsianit në këto dy sezone, nëse kjo e bind që të largohet nga klubi mbretëror, mundësisht në një ekip të Premier League-s. Zgjedhja është logjike: Bale e njeh mirë kampionatin anglez, ku shkëlqeu në radhët e Tottenhamit. /Lajmi.net/