Real Oveido festoi herët, Barça i kujtoi se ndeshja ka dy pjesë
Barcelona ka regjistruar një fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Real Oviedos me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të La Ligas. Megjithëse katalanasit e nisën ndeshjen me një gabim që çoi në gol, në pjesën e dytë ata përmbysën gjithçka me tre gola të shënuar, transmeton lajmi.net. Golin e epërsisë…

Sport
Barcelona ka regjistruar një fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Real Oviedos me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të La Ligas.
Megjithëse katalanasit e nisën ndeshjen me një gabim që çoi në gol, në pjesën e dytë ata përmbysën gjithçka me tre gola të shënuar, transmeton lajmi.net.
Golin e epërsisë për Oviedon e realizoi Alberto Reina në minutën e 33-të, pasi përfitoi nga një gabim i portierit të Barcelonës, Joan Garcia, i cili gaboi në kontrollimin e një topi të thjeshtë.
Barcelona reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Eric Garcia barazoi rezultatin në minutën e 56-të, përpara se Robert Lewandowski ta kalonte skuadrën në epërsi në minutën e 70-të, pas një asisti të bukur nga Frenkie De Jong. Fitoren e vulosi Ronald Araujo në minutën e 88-të, pas asistimit nga Marcus Rashford, duke i siguruar Barcelonës tre pikë të plota.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 16 pikë (5 fitore, 1 barazim, 0 humbje), dy më pak se lideri Real Madrid. Ndërkohë, Oviedo mbetet në në zonën e rrezikshme, në vendin e 18-të, me vetëm 3 pikë nga gjashtë ndeshje (1 fitore dhe 5 humbje)./lajmi.net/