Real Madridi shtyn vendimin për transferimin e talentit francez

Talenti i Rennes, Eduardo Camavinga mbetet transferim për Real Madridin, por klubi ka shtyrë vendimin për të ardhmen deri në muajin prill.

Sport

12/01/2021 15:19

“Los Blancos” është informuar se lojtari nuk do vendos lidhur me të ardhmen deri në fundin e edicionit, përcjellë lajmi.net.

Francezi është duke shkëlqyer me klubin francez dhe synon t’iu ndihmojë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, këtë edicion, Camavinga ka zhvilluar 20 ndeshje duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime derisa ka munguar në katër ndeshje shkaku i lëndimit.

Interesim për Camavingan kanë shprehur edhe disa klube të tjera të mëdha, si Bayern Munich, PSG dhe Manchester Unitedi./Lajmi.net/