Real Madridi prezanton fanellat e reja për sezonin 2021/22

Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja të skuadrës për seznonin e ardhshëm.

Sport

01/06/2021 10:16

“Los Blancos” kanë prezantuar dizajnin e fanellave të reja që do të përdoren gjatë sezonit, 2021/2022, shkruan lajmi.net.

Siç mund të dallohet, ngjyra e kaltër është rikthyer në kombinim me fanellën e bardhë duke kujtuar disa nga fanellat më ikonike të Realit gjatë dy dekadave të fundit.

Të parët që veshën fanellën e re ishin Benzema, Asensio, Marcelo dhe futbollistet e Realit./Lajmi.net/