Real Madridi ofron 120 milionë për Mbappen, të hënën pritet që francezi ta konfirmojë të ardhmen
Real Madridi po kërkon ta transferojë Kilyan Mbappen.
Sport
Sipas “Deportes Cuatro”, Real Madridi ka ofruar 120 milionë euro për sulmuesin e Paris Saint Germain, Kilyan Mbappe, transmeton lajmi.net.
Në rast se PSG-ja nuk pranon këtë ofertë, ata rrezikojnë ta humbasin me parametër zero në vitin e ardhshëm francezin.
Artikulli sugjeron që Mbappe do ta tregojë të ardhmen e tij këtë të hënë dhe dëshira e tij është të largohet me Real Madridin që po planifikojnë një ofertë prej 120 milionë eurosh për të.
Presidenti i PSG-së ishte kategorik në përgjigjet për të ardhmen e Mbappes duket deklaruar që e ardhmja e francezit është vetëm në “Parc des Princes”, por edhe në dhomën e zhveshjes pas ardhjes së Messit janë të bindur që Mbappe do të qëndrojë./Lajmi.net/