Real Madridi nuk rikthehet në shtëpi shkaku i motit të keq, do udhëtojë direkt në Malaga

Real Madridi do udhëtojë direkt në Malaga nga Pamplona sepse nuk do jenë në gjendje të rikthehen në Madrid shkaku i motit shumë të keq.

Sport

10/01/2021 20:58

“Los Blancos” do takohen me Athletic Bilbaon në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe nesër do udhëtojnë te Malaga, transmeton lajmi.net.

Madridi provoi të organizojë udhëtimin për rikthimin në Madrid, por shihej si i pamundur, andaj menjëherë u mbyllen në hotelin ‘Miramar’.

Tani ata janë të detyruar të qëndrojnë edhe një natë në hotel, derisa nuk kanë të drejtë të largohen fare nga hoteli shkaku i protokollit për COVID-19.

Real Madridi përballet me Athletic Bilbaon këtë të enjte./Lajmi.net/