Real Madridi në frikë, Hazard rrezikon të mungojë në këto super përballje

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard rrezikon të mungojë tri javë pas lëndimit në humbjen ndaj Alaves.

Sport

30/11/2020 21:43

Belgu është duke vazhduar me lëndimet e shpeshta që nga viti 2019 dhe tani pritet të humbas edhe disa super ndeshje, përcjellë lajmi.net.

Sipas Marca, Hazard mund të mungojë tri javë, andaj do humb ndeshjet ndaj Sevillas dhe rivalit lokal, Atletico Madrid.

Pos tyre, belgu do mungojë edhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donestk dhe Borussia Monchengladbach.

Hazard ka realizuar vetëm një gol edicionin e kaluar në 22 paraqitje duke humbur gjysmën e sezonit, por Reali ia doli të fitojë La Liga-n pas tri viteve./Lajmi.net/