Real Madridi me vështirësi triumfon ndaj Granadas

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga. Këtë herë "Los Blancos" mposhten Granadan.

Sport

23/12/2020 21:40

Gjiganti spanjoll fitoi me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të dominuar nga vendasit, që pavarësisht ndërtimit të bukur të aksioneve nuk arrinin t’i konkretizonin.

Ishte Casemiro që realizojë pas asistimit të Asensios (57′) për të zhbllokuar rezultatin, kurse fitorja u vulos nga Karim Benzema që shënojë në fundin e ndeshjes (90+4).

Reali me këtë fitore vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 32 pikë, derisa Granada qëndron në vendin e shtatë me 21 sosh./Lajmi.net/