Real Madridi mbetet i detyruar t’i paguajë Fenerbahces miliona euro shkaku i Guler
Arda Guler do të përballet me një sezon kyç tek Real Madridi në edicionin 2025/2026 teksa pyetjet mbesin aty sa i përket të ardhmes së tij afatgjatë tek klubi. “Los Blancos” kompletuan transferimin e sensacionit turk në qershor të vitit 2023 nga Fenerbahce, duke mposhtur Barcelonën në garën për shërbimet e tij. Ai iu bashkua…

Sport
Arda Guler do të përballet me një sezon kyç tek Real Madridi në edicionin 2025/2026 teksa pyetjet mbesin aty sa i përket të ardhmes së tij afatgjatë tek klubi.
“Los Blancos” kompletuan transferimin e sensacionit turk në qershor të vitit 2023 nga Fenerbahce, duke mposhtur Barcelonën në garën për shërbimet e tij.
Paraqitja e tij në finale të Kupës së Mbretit nda Barcelonës më 26 prill ka bërë që ai të kompletojë 50 paraqitje me fanellën e klubit, teksa ka spekulime se Xabi Alonso do t’i japë më shumë minuta sezonin e ardhshëm, nëse kompleton rikthimin në Madrid.
Ndeshja numër 50-të po ashtu aktivizon një pagesë nga Real Madridi në drejtim të ish-klubit të tij Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes së transferimit në vitin 2023.
Sipas Diario AS, ‘Los Blancos’ do t’i paguajë Fenerbahces 4 milionë euro, pasi klubi turk do të marrë një kompensim financiar për çdo 25 ndeshje në të cilat Guler luan.
Kjo i dhuron Fenerbahces një mundësi për të përfituar 10 milionë euro shtesë nga këto lloj marrëveshjesh.