Real Madridi lë pas rivalët, ja 10 skuadrat më të vlefshme në futbollin botëror
Transfermarkt ka përditësuar vlerësimet e tregut dhe ka publikuar një renditje të re që tregon se cilat klube posedojnë skuadrat më të shtrenjta në futbollin botëror. Pas lëvizjeve të fundit dhe rishikimit të vlerës së lojtarëve, panorama në majën e futbollit evropian mbetet mjaft interesante, transmeton lajmi.net. Skuadra me peshën më të madhe financiare vazhdon…
Sport
Transfermarkt ka përditësuar vlerësimet e tregut dhe ka publikuar një renditje të re që tregon se cilat klube posedojnë skuadrat më të shtrenjta në futbollin botëror.
Pas lëvizjeve të fundit dhe rishikimit të vlerës së lojtarëve, panorama në majën e futbollit evropian mbetet mjaft interesante, transmeton lajmi.net.
Skuadra me peshën më të madhe financiare vazhdon të jetë Real Madridi, i cili kryeson listën me një vlerë totale që kalon 1.38 miliardë euro. “Los Blancos” lënë pas Arsenalin, që me një përbërje të re dhe shumë lojtarë në rritje, arrin shifrën prej 1.29 miliardë eurosh.
Pas tyre pozicionohen Manchester City dhe Paris Saint-Germain, të dyja me nga 1.19 miliardë euro, duke konfirmuar statusin e klubeve që prej vitesh investojnë fuqishëm në ndërtimin e skuadrave konkurruese. Chelsea renditet menjëherë pas, me 1.18 miliardë euro, ndërsa Barcelona mban vendin e gjashtë me një vlerë prej 1.12 miliardë eurosh.
Në dhjetëshen më të vlefshme përfshihen gjithashtu Liverpooli, i cili kap shifrën 1.04 miliardë euro, Bayern Munich me 981 milionë euro, Tottenham Hotspur me 879 milionë euro, si dhe Manchester United, që mbyll listën me 719 milionë euro.
Raporti i fundit i Transfermarkt thekson se këto shifra nuk lidhen vetëm me suksesin në fushë, por edhe me moshën mesatare të skuadrave, kohëzgjatjen e kontratave dhe potencialin e lojtarëve për rritje të mëtejshme në treg./lajmi.net/
