Real Madridi i ri: Allegri, Mbappe dhe Haaland

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është favoriti për ta zëvendësuar Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, nëse tekniku francez vendos të largohet.

Sport

17/05/2021 20:40

Raul Gonzalez, momentalisht trajneri i Real Madrid Castilla gjithashtu mbetet kandidatë, derisa klubi ka vendosur për projektin e ri, transmeton lajmi.net.

Lojtarët si Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema do i japin mundësi lojtarëve të talentuar si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe David Alaba, me “Los Blancos” që synojnë ta dominojnë Evropën sërish.

Prioriteti kryesor i Realit mbetet Mbappe, derisa transferimin e Haaland do e realizojnë në verën e vitit 2021, ngase Dortmund nuk e konsideron shitjen në afatin kalimtar veror.

Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin, me kontratën që i skadon në verë dhe thuhet se do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Camavinga, talenti i Rennes gjithashtu shihet si lojtari i duhur për ta përforcuar qendrën e mesfushës.

Ndërkohë, Real Madrid është duke vëzhguar edhe situatën e Paul Pogbas, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 dhe United është i hapur ta shesë./Lajmi.net/