Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës (VIDEO)

Real Madridi e nis me trofe edicionin 2017/18.

Sport

17/08/2017 00:48

Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, është super-kampione e Spanjës.

Klubi nga “Santiago Bernabeu” fitoi edhe sfidën e dytë ndaj Barcelonës, duke iu dhënë leksion katalunasve në të gjitha aspektet, përcjellë “Lajmi.net”.

Madrilienët fituan me rezultat të pastër 2:0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Golat për Realin i realizuan Marco Asensio dhe Karim Benzema.

Përtej lojës së dobët, Barca krijoi disa raste, madje dy herë goditi shtyllën me Leo Messin dhe Luis Suarez, por pa fat.

https://streamable.com/zhp5t

https://streamable.com/cjjgi