Real Madridi eliminon Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve me rezultat 3-1

Real Madridi e ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve qysh në play-off, pasi madrilenët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 6-3. Los Blancos janë aktualisht duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2, ndërsa në “Santiago Bernabeu” pas pjesës së parë është 2-0. Pas vetëm katër minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi Real Madridin në epërsi…

Sport

19/02/2025 22:56

Real Madridi e ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve qysh në play-off, pasi madrilenët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Los Blancos janë aktualisht duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2, ndërsa në “Santiago Bernabeu” pas pjesës së parë është 2-0.

Pas vetëm katër minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi Real Madridin në epërsi me një super gol, duke paraboluar portierin Ederson me një asistim të Raul Asencios.

Madrilenët vazhduan me dominim edhe më tej, duke mos lënë hapësira për skuadrën mysafire.

Por, Mbappe sërish gjeti hapësirë në defanzivën e e Cityt, ndërsa kësaj radhe u asistua prej Rodrygos.

Francezi bëri lëvizje mashtruese, duke lënë mbrojtësit e Cityt të ngrirë, ndërsa shënoi me lehtësi në portën e Ederson.

Me kaq përfunduan 45 minutat e parë, derisa edhe në pjesën e dytë ishte dominimi i vendasve.

Në minutën e 60-të, Mbappe kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 3-0, duke i dhënë goditjen e fundit kampionit të Ligës Premier.

Manchester City ia doli të realizonte golin e nderit me anë të Nicos në minutën e 90+2-të për rezultatin 3-1, ndërsa u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Të premten (21 shkurt), Real Madridi do të mësojë emrin e kundërshtarit që e pret në 1/8 e finales, ndërsa do të jetë Atletico Madridi ose Bayer Leverkuseni.