Real Madridi destinacioni më i mundshëm për Gakpo

Cody Gakpo vazhdon të jetë një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe. Ylli holandez, Gakpo është në radarin e disa skuadrave të mëdha evropiane, por tashmë duket se ka një skuadër në ‘pole-position’. Sipas raportimeve të David Ornstein, Real Madrid po përmendet si destinacion për Cody Gakpo, përcjell lajmi.net. Lojtari ka qenë…

Sport

10/10/2022 17:28

Cody Gakpo vazhdon të jetë një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe.

Ylli holandez, Gakpo është në radarin e disa skuadrave të mëdha evropiane, por tashmë duket se ka një skuadër në ‘pole-position’.

Sipas raportimeve të David Ornstein, Real Madrid po përmendet si destinacion për Cody Gakpo, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka qenë në radarin e skuadrave angleze, si Arsenal por edhe Manchester United.

PSV Eindhoven nuk do ta lëshojnë lehtë 23-vjeçarin. /Lajmi.net/