Real Madridi arrin të fitojë ndaj Celta Vigo

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme, në xhiron e 30-të, në La Liga, ndaj Celta Vigo.

Sport

02/04/2022 20:25

Real Madridi mposhti Celta Vigo me rezultat 2:1.

Ishte një ndeshje shumë intensive nga të dy ekipet. Në filllim të pjesës së parë më kërkues për gol ishin Celta Vigo.

Patën disa raste mjaft të mira, por që në vend ishte belgu, Thibaut Courtois.

Në minutën e 19` u akordua penallti për Realin, atë e konkretizoi në gol, Karim Benzema.

Duke dëshmuar edhe njëherë formën e mirë që po kalon në këtë sezon.

Celta Vigo arritën të shënojnë me anë të Galhardo, por ishte në pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të ‘Mbretërve’ 1:0, shkruan lajmi.net.

Pjesën e dytë e nisën më mirë vendasit. Nolito shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin në 1:1, në minutën e 51` të ndeshjes.

Në minutën e 64` njëri nga lojtarët e Celtas, ndërhyri në mënyrë të palejuar në 16 metërsh, kështu u akordua përsëri penallti për Realin.

Këtë herë Benzema nuk u tregua i sakt, pasi goditjen e tij e priti portieri i ekipit vendas.

Gjashtë minuta më vonë, përsëri u akordua penallti për Realin, pas një ndërhyrje në Mendy.

I saktë nga pika e bardhë kësaj rradhe, u tregua Benzema, i cili shënoi golin e 24 në La Liga, këtë sezon.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e parë me 69 pikë, ndërsa Celta në vendin e 11 me 36 pikë./Lajmi.net/