Real Madrid – Villarreal, formacionet zyrtare

Real Madridi do të ketë përballë skuadrën e Vilarrealit në kuadër të xhiros së 38-të të La Ligas.

Sport

22/05/2021 17:01

Real Madridi do të ketë përballë finalistin e Europa League, Villarrealin, shkruan lajmi.net.

Për “Los Blancos” kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, pasi në rast të fitores do ta fitonin La Ligan por për këtë gjë do t’ju duhej edhe humbja ose barazimi i Atletico Madridit ndaj Valladolidit.

Për Villarealin mungon Chukwueze, ndërsa për Realin lista është më e gjatë.

Carvajal, Hazard, Kroos, Lucas Vazquez, Marvin dhe Mendy mungojnë në këtë takim.

Ramos dhe Varane janë rikthyer në skuadër dhe janë të gatshëm për lojë.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Real Madrid: Coutrois, Militao, Varane, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Valverde, Odriozola, Vinicius, Miguel.

Villareal: Rulli, Gaspar, Albiol, Torres, Parejo, Moreno, Bacca, Gigueros, Pedraza, Capoue, Yeremy.