Real Madrid vëzhgon situatën e Kane

Real Madrid është duke shikuar nga afër situatën e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sport

13/04/2021 12:14

Anglezi do bisedojë me presidentin Daniel Levy dhe trajnerin Jose Mourinho në rast që nuk ia dalin të përfundojnë në top katër, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Kane është i gatshëm për një sfidë të re, ngase nuk dëshiron të qëndrojë duke marrë parasysh që nuk janë duke fituar tituj.

Sipas Mundo Deportivo, Levy dhe Mourinho janë të gatshëm ta shesin Kane nëse është e nevojshme, por jo te skuadrat e Premierligës, në mënyrë që të mos i përforcojnë.

Kjo do t’i hapte mundësinë “Los Blancos” që edhe në të kaluarën kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin, që ka vlerë prej 120-150 milionë euro.

Sidoqoftë, prioritet për “Galaktikët” mbetet dyshja Erling Haaland dhe Kylian Mbappe./Lajmi.net/