Real Madrid vendos katër lojtarë në shitje për janar

Real Madrid është duke u përgatitur që në afatin kalimtar të janarit të shesë katër futbollistë.

Sport

21/11/2021 22:01

“Los Blancos” duan të transferojnë dyshen Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, derisa Antonio Rudiger gjithashtu thuhet se është ‘shënjestër’, transmeton lajmi.net.

Real Madrid mirëpo nuk do provojë të blejë disa futbollistë në afatin e janarit, përkundrazi do shesë disa prej tyre.

Marca raporton se Gareth Bale, Marcelo, Eden Hazard dhe Isco janë emrat e futbollistët që klubi madrilen dëshiron t’i shesë sa më parë.

Mariano Diaz dhe Luka Jovic ishin të lidhur gjithashtu me largimin, por tekniku italian ka vendosur t’i mbajë se paku deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, katër lojtarët e lartë përmendur ende nuk kanë folur për të ardhmen./Lajmi.net/