Real Madrid transferon Haalandin në verën e vitit 2022?

Pasi gazeta gjermane Bild të premten shkroi se Bayern Munich synon transferimin e Erling Haaland në verën e vitit 2022, sot, të njëjtën gjë bën edhe spanjollja AS, që e lidh norvegjezin me transferimin te Real Madrid.

Sport

06/11/2020 09:45

AS janë të bindur për transferimet e Kylian Mbappe nga PSG dhe Eduardo Camavinga nga Rennes verën e ardhshme, dhe nënshkrimi i Haaland do të vijë si ‘qershia mbi tortë’, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshje për Borussia Dortmundin këtë sezon.

Një ndihmë Real Madridit në transferimin e Haaland mund t’ia bëjë agjenti i tij, Mino Raiola.

Raiola, edhe pse ka një marrëdhënie jo të mirë me Florentino Perez, dëshiron të bëjë biznes me të.

Borussia Dortmund dhe Raiola kanë një marrëveshje sipas së cilës Haaland mund të largohet nga klubi në vitin 2022 për 75 milionë euro./Lajmi.net/