Real Madrid transferon futbollistin nga “duart” e Barcelonës (FOTO)

Real Madrid është i gatshëm të mposht Barcelonën për transferimin e talentit të Atletico Madridit, Saul Niguez.

Sport

30/04/2016 13:28

Saul Niguez është shndërruar në një prej futbollistë e më të kërkuar në Spanjë.

Real Madrid është i gatshëm të mposht Barcelonën për transferimin e talentit të Atletico Madridit, raportojnë mediat spanjolle.

Gjiganti katalan ka filluar kontaktet e para për blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Por, “Los Blancos” i janë bashkuar garës me synim që ta befasojnë Barcelonën dhe transferojnë Niguezin në Santiago Bernabeu.