Real Madrid tenton t’i rrëmbej top yllin Juventusit

Real Madrid është duke tentuar ta kompletojë një transferim tejet të vështirë.

Sport

30/01/2019 17:47

Real Madrid është duke shpresuar që ta transferojë Joao Cancelon nga Juventusi.

Mbrojtësi portugez është duke shkëlqyer te skuadra torinase, andaj madrilenët janë duke tentuar ta transferojnë atë qysh në këtë afat, përcjell lajmi.net.

Real Madrid e di se do të jetë tejet e vështirë ta transferojë Cancelon nga Juventusi, pasi këta të fundit nuk e duan ta shesin atë.

Florentino Perez është duke tentuar ta bind portugezin që të kalojë në Santiago Bernabeu, duke i ofruar një kontratë joshëse.

Presidenti i Real Madridit ka filluar bisedimet me agjentin e Cancelos, ndërsa Juventus mund t’i padisë ata për kontakte të fshehura. /Lajmi.net/