Real Madrid i gatshëm të rinovojë me Ramos, pa ulje të pagës

Real Madrid do të rinovojë kontratën me kapitenin e tyre dhe si duket do të pranojnë kushtet e tij lidhur me pagën.

Sport

04/01/2021 08:09

Sipas “El Chiringuito”, Real Madrid janë të gatshëm të rinovojnë kontratën me Sergio Ramos pavarësisht kërkesave të tij, transmeton lajmi.net.

Më parë ishte raportuar që Ramos nuk do pranonte zgjatjen e kontratës, sepse ai kërkonte që paga e tij të mos ulej, kjo u bë më e vështirë në ditët e fundit kur u raportua se “Los Blancos” kishin rënë dakord që të zbrisnin pagat e të gjithë lojtarëve për 10%.

PSG dhe klubet nga Anglia u shpehën të interesuara për kapitenin, por si duket Ramos do të rinovojë kontratën pa ulje page./Lajmi.net/