Real Madrid të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Varane

Raphael Varane është raportuar se mund të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës në qoftë se një ofertë e mirë është në tavolinë.

Sport

27/02/2021 09:30

Francezi, i cili është kritikuar për përformancat e tij në Ligën e Kampionëve, mund të jetë rrugës për t’u larguar nga Los Blancos, transmeton lajmi.net.

Varane po luan në sezonin e tij të 10-të me Real Madrid dhe ka arritur shifrën e 350 ndeshjeve, megjithatë e ardhmja e tij në klub është e pasigurt.

MARCA raporton se kontrata e 27 vjeçarit do të mbarojë më 2022 dhe negociatat për një rinovim të mundshëm nuk janë në rrugë të duhur.

Real Madrid janë të vetëdijshëm që Varane do të hy në vitin e fundit të kontratës së tij sezonin tjetër dhe mund të largohet falas në verën e vitit 2021, prandaj një vendim duhet të merret sa më shpejt.

Në qoftë se një ofertë prej 70 milion eurosh arrin në zyrat e Real Madrid, atëherë francezi do të largohet nga klubi./Lajmi.net/