Real Madrid synon të kthehet te fitorja ndaj Betisit, formacionet e mundshme

Sonte përballen Betisi dhe Real Madridi.

Sport

28/08/2021 13:38

Real Madrid është mysafirë i Betisit sonte nga ora 22:00 në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Madrilenët vijnë në këtë ndeshje pas barazimi 3-3 kundër Levantes dhe synojnë që sonte të rikthehen te fitorja dhe të marrin tre pikë në shtëpi.

Në anën tjetër Betisi ka dy barazime në dy ndeshjet e para, ndërsa në këtë përballje dëshiron të marrë sërish të paktën një pikë.

‘Mbretërit’, do të jenë në këtë ndeshje pa disa futbollistë kryesorë si Luka Modric, Toni Kroos e Marcelo.

Në pesë duelet e fundit në stadiumin “Estadio Benito Villamarin”, “Los Blancos” kanë katër fitore ndërsa një fitore e ka Betisi.

Do të jetë një ndeshje me intensitet dhe e luftuar deri në fund, me të dyja ekipet që kërkojnë rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Formacioni i mundshëm i Betisit: Silva; Montoya, Gonzalez, Ruiz, Miranda; Guardado, Canales; Rodri, Fekir, Juanmi; Iglesias

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Alaba; Valverde, Casemiro, Isco; Hazard, Benzema, Bale /Lajmi.net/