Real Madrid shumë i interesuar për Pogban

Mesfushori Paul Pogba është një ndër lojtarët që është duke ëndërruar për kalimin te Real Madrid vitin tjetër.

Sport

27/10/2021 11:54

Kontrata e francezit me Manchester Unitedin skadon në verë dhe për momentin nuk ka detaje për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Kjo situatë sipas Mundo Deportivo, e ka alarmuar Realin, që është duke vëzhguar situatën e francezit nga afër, aty ku raportohet se nuk ka lidhje të mira me Solskjaer.

Në fakt, The Sun, raportoi se nëse tekniku norvegjez qëndron, atëherë Pogba do largohet në verë.

Real Madrid e pëlqen shumë 28-vjeçarin, por kërkohet edhe nga klubet e tjera si Juventus dhe PSG.

Fakti që do arrijë si agjent të lirë ndikon që gjiganti spanjoll të këtë edhe më shumë interesim, ngase ardhja e tij mund të ndikojë edhe te Kylian Mbappe, ngase dihet miqësia e mirë mes dyshes./Lajmi.net/