Real Madrid rivalizon dy klubet angleze për Osimhen

Real Madrid është duke vëzhguar nga afër përmirësimin e sulmuesit së Napolit, Victor Osimhen.

Sport

24/10/2021 17:24

22-vjeçari është duke shkëlqyer këtë edicion me klubin italian duke shënuar nëntë herë në 10 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Para disa javëve u raportua se Manchester United dhe City janë të interesuar që të sjellin nigerianin në Premierligë verën tjetër.

Sipas AS, Real Madrid është gjithashtu e do Osimhen, që e vlerësojnë si alternativë e Kylian Mbappe, në rast që ky i fundit vendos të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Bayern Munich thuhet se do ofrojë plotë 100 milionë euro për Osimhen, ngase janë duke u përgatitur për jetën pa Lewandowskin.

Nigeriani ka edhe katër vite të mbetura në karrierë derisa ka shënuar 19 herë dhe regjistruar katër paraqitje në 40 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net/