Real Madrid rimerr kreun
Real Madridi u kthye në krye të La Liga-s me një fitore 2-0 ndaj Granadës në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ndërsa Rodrygo shkëlqeu sërish. “Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 26-të, ndërsa Brahim Díaz vazhdoi formën e mirë duke shënuar. Dymbëdhjetë minuta pas pjesës së parë, Reali bëri rezultatin 2-0 kur një…
Sport
Real Madridi u kthye në krye të La Liga-s me një fitore 2-0 ndaj Granadës në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ndërsa Rodrygo shkëlqeu sërish.
“Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 26-të, ndërsa Brahim Díaz vazhdoi formën e mirë duke shënuar.
Dymbëdhjetë minuta pas pjesës së parë, Reali bëri rezultatin 2-0 kur një tjetër lojtar në formë të shkëlqyer, Rodrygo, qoi në rrjet topin e rikthyer nga përpjekja e Bellingham.
Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Myrto Uzuni, por sulmuesi i kombëtares u zëvendësua në minutën e 64.
Reali tani është rikthyer në krye të La Ligas, në nivel pikësh me Gironan. /Lajmi.net/