28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
Sot bëhen 28 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin ndër figurat emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë. Ata ranë më 22 shtator 1998, gjatë luftimeve me forcat serbe…
Lajme
Sot bëhen 28 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin ndër figurat emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë.
Ata ranë më 22 shtator 1998, gjatë luftimeve me forcat serbe në zonën e Qyqavicës, pas një qëndrese të fuqishme të luftëtarëve të UÇK-së.
Në betejën e asaj dite ra edhe luftëtarja Fatime Hetemi, si dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së.
Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila më pas mori emrin e tij.
Në sheshin e Drenasit janë të vendosura shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tyre.