Real Madrid rikthen interesimin për Pogba

Real Madrid ende është duke konsideruar transferimin e mesfushorit Paul Pogba këtë verë.

Sport

12/01/2022 16:12

Pogba ka qenë i lidhur me kalimin te “Los Blancos” në vitet e fundit, por në fund qëndroi te Manchester United, transmeton lajmi.net.

Edhe pse francezit i skadon kontrata në verë, “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Pogba mbetet pa kontratë në verë dhe është i lirë që të nënshkruajë me ndonjë skuadër jashtë Anglisë.

Sipas L’Equipe, Real Madrid është duke monitoruar këtë situatë të Pogba dhe në rast që nuk rinovon, do provojë ta transferojë në verë.

Mediumi francez shton se klubi madrilen dëshiron të transferojë mesfushorin, njësoi si yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, pra falas.

Sidoqoftë, edhe me kalimin e Pogba te Reali, do detyrohet që të luftojë për vendin në pozitën e titullarit shkaku i formës së mirë të Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos, derisa si zëvendësues janë edhe Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga./Lajmi.net/