Real Madrid publikon listën për ndeshjen ndaj Bilbaos, mungon Benzema

Real Madrid ka bërë publike listën për ndeshjen e radhës ndaj Athletic Bilbaos.

Sport

02/02/2022 19:31

“Los Blancos” do përballen me Bilbaon në kuadër të çerekfinales së Kupës të Mbretit, shkruan lajmi.net.

Në këtë listë, vërehet mungesa e yllit Karim Benzema që nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i fundit dhe trajneri Carlo Ancelotti nuk ka dashur ta rrezikojë.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo.

Takimi zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:30./Lajmi.net/