Real Madrid publikon listën e të ftuarve ndaj Interit, mungojnë tre yje

Real Madrid këtë mesjavë do zhvillojë ndeshjen e parë në edicionin 2021/22 në La Liga.

Sport

13/09/2021 15:59

Gjiganti spanjoll do përballet me Interin në kuadër të fazës grupore, derisa tani është bërë publike edhe lista e të ftuarve të Carlo Ancelottit, transmeton lajmi.net.

Në listën e të ftuarve, mungon Gareth Bale që vazhdon të jetë i lënduar, derisa është rikthyer David Alaba që mungoi ndaj Celta Vigos.

Pos uellsianit, vërehet edhe mungesa e mbrojtësit francez Ferland Mendy, bashkë me mesfushorin Toni Kroos.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias.

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Miguel

Mesfushorë: Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga, Blanco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo, Mariano./Lajmi.net/