Real Madrid po monitoron Bellingham – skautët e ‘Los Blancos’ e njohin në detaje lojtarin

Jude Bellingham mund të jetë lojtar i Real Madridit.

Sport

14/07/2022 12:47

Lojtari anglez, Jude Bellingham është në radarin e skuadrës së Real Madrid. Ai shihet si i duhuri për të ardhmen e mesfushës.

Raportime të ‘Marca’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ kanë monitoruar nga afër lojtarin dhe e njohin atë në detaje, përcjell lajmi.net.

Borussia Dortmund nuk planifikon që ta shesë kartonin e lojtarit gjatë kësaj vere.

Real Madrid po përgatit terrenin për të bërë një ofertë të mirë në vitin 2023. Në garë për Bellingham do të jetë edhe skuadra e Liverpool. /Lajmi.net/