Real Madrid po ka probleme me rinovimin e lojtarëve, disa mund të largohen falas

Disa prej lojtarëve të Real Madrid do të mbesin pa kontrata në verën që po vjen.

Sport

18/03/2021 12:54

Lojtarë sikurse Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez i mbaron kontrata me klubin këtë vit dhe akoma nuk kanë rinovuar, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Vazquez, Angel Sanchez, është takuar me përfaqësuesit e klubit mirëpo nuk janë pajtuar për ndonjë marrëveshje të re.

Situatë ndryshe është me Ramosin, i cili tregoi pas fitores ndaj Atalantas, se akoma nuk kanë filluar negociatat me Los Blancos.

Real Madrid po punon që gjatë verës të bëjë transferimin e ndonjë lojtari të madh në skuadër dhe po tentohet të zvogëlojë ndonjë pagë të lojtarëve./Lajmi.net/