Real Madrid po fiton garën me Man Utd, për shërbimet e Van de Beek
Dony van de Beek vazhdon të jetë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe tek Ajax.
Sport
Ylli i Ajax Amsterdam është në listën e dëshirave të dy gjigantëve evropianë, Manchester United dhe Real Madrid.
‘Dailystar’ shkruan se Real Madrid është duke fituar garën me Manchester United, për shërbimet e mesfushorit të Ajax, transmeton lajmi.net.
Manchester United kanë ndjekur holandezin tash e një kohë, por tani ai pritet të kompletojë kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, për 47 milionë funte.
Van de Beek ka shënuar tetë gola në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Ajax, këtë sezon. /Lajmi.net/