Real Madrid nuk e mbyll në mënyrën më të mirë vitin

Zinedine Zidane nuk ka arritur që ta mbyll vitin 2020 me fitore.

Sport

30/12/2020 23:21

Përkundër faktit që galaktikët patën disa raste në ndeshje dhe dominuan totalisht, ata arritën që të shënonin vetëm njëherë përmes Luka Modric 20’ e kësisoji të sigurojnë vetëm 1 pikë.

Lajmi pozitiv nga kjo ndeshje është rikthimi i Eden Hazard, i cili luajti për më shumë se 10 minuta mirëpo pa ndonjë ndikim të madh.

Real Madrid (33 pikë) është ndjekësi më i afërt i liderit, Atletico Madrid (35), mirëpo këta të fundit duket se do të shkëputen nga tabela pasi që kanë dy ndeshje më pak.

Elche në anën tjetër, edhe pse është promovuar këtë vit në La Liga tregoi karakter të madh përball një ekipi sikurse Real Madrid dhe mori një pikë pas penaltisë së konkretizuar nga Fidel 52’./Lajmi.net/