Real Madrid nervozohet me yjet e ekipit pas dështimit kundër PSG: T’i jepet fund luftës së egove
Pas humbjes shokuese me rezultat 4-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen miqësore, Real Madrid ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë në drejtim të skuadrës: “Duhet t’i jepet fund luftës së egove.” Sipas raportimeve nga Marca, drejtuesit e klubit janë të shqetësuar me situatën në dhomat e zhveshjes dhe atmosferën mes lojtarëve, që…

Sport
Pas humbjes shokuese me rezultat 4-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen miqësore, Real Madrid ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë në drejtim të skuadrës: “Duhet t’i jepet fund luftës së egove.”
Sipas raportimeve nga Marca, drejtuesit e klubit janë të shqetësuar me situatën në dhomat e zhveshjes dhe atmosferën mes lojtarëve, që pasqyrohet në mungesën e disiplinës dhe bashkëpunimit në fushë, transmeton lajmi.net
Burime brenda klubit theksojnë se qëndrimet individuale dhe mungesa e harmonisë mes disa prej yjeve të ekipit po ndikojnë negativisht në performancën e përgjithshme të skuadrës, sidomos tani kur Real Madrid po përgatitet për një sezon me objektiva të larta.
Humbja e thellë ndaj PSG-së ka shërbyer si “sinjal alarmi” për stafin dhe bordit drejtues, të cilët kërkojnë që trajneri Xabi Alonso të rikthejë unitetin dhe qartësinë taktike para fillimit të sezonit të ri.
Ky mesazh i brendshëm nuk është vetëm paralajmërim për lojtarët që mendojnë më shumë për veten sesa për skuadrën, por edhe një reflektim për mënyrën si klubi do të menaxhojë balancat mes yjeve të shumtë që ka në radhët e tij./lajmi.net/