Real Madrid me top transferim nga Premierliga

Tottenham mund të humbet disa lojtarë të rëndësishëm në afatin e verës.

Sport

10/03/2019 22:26

Tottenham mund të mbetet pa Harry Kane sipas ish-sulmuesit të tyre, Teddy Sheringham.

Ai ka thënë se sulmuesi anglez do të kërkojë që të luajë në nivele edhe më të larta, andaj me shumë gjasë do të largohet nga Spurs.

“Ju nuk mund të bëheni më të ri, andaj do të kërkoni që të fitoni trofe, andaj unë them që Harry Kane nuk do të qëndrojë më te Tottenham”, ka thënë Sheringahm përcjell lajmi.net.

“Ai do të kërkojë trofe, andaj te Tottenham vështirë se mund të fitojë ndojë, duke parë investimet që janë bërë në stadium dhe konkurrenca e ashpër në Premierligë.”, ka shtuar më tej ish-sulmuesi i skuadrës angleze.

Kane është duke u kërkuar nga Real Madrid, andaj në verë mund të ndodhë transferimi i tij në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/