Real Madrid me 9 mungesa ndaj Real Sociedad

Real Madrid do të luajë ndeshjen e radhës në Santiago Bernabeu ndaj Real Sociedad në kuadër të javës së 25-të na La Liga.

Sport

26/02/2021 15:13

Los Blancos janë duke u përballur me shumë lëndime, mirëpo prapë se prapë janë duke marrë rezultate pozitive, shkruan lajmi.net.

Më meritori për këtë sigurisht që është trajneri Zinedine Zidane, i cili po vendos formacione të reja në fushë.

Mungesat e Real Madrid sipas AS për nesër janë këta lojtarë: Ramos, Marcelo, Carvajal, Odriozola, Militao, Valverde, Hazard, Rodrygo.

Përpos tyre, mungesë tjetër e madhe do të jetë edhe sulmuesi Karim Benzema, i cili pritet të rikthehet për derbin e qytetit më 7 mars ndaj Atletico Madrid./Lajmi.net/