Real Madrid konsideron shitjen e Odegaardit, i vendos çmim të lartë

Real Madrid është duke konsideruar ta shesë mesfushorin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Sport

11/08/2021 14:27

Vendimi ka ardhur papritur me Realin që tani nuk do ta mbajë norvegjezin, pasi kështu ka vendosur Carlo Ancelotti, transmeton lajmi.net.

Odegaard gjysmën e edicionit të kaluar e kaloi te Arsenal, aty ku tregoi kualitetin dhe Mikel Arteta ka nevojë për një talent të tillë.

Odegaard ndoshta nuk ka luajtur rregullisht në Madrid, por shihet si pasuesi ideal i Mesut Ozilit.

Arsenal është ende duke kërkuar një numër 10, që mund ta rikthejë në formë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Ndërkohë, nëse nuk arrijnë marrëveshje me Realin për Odegaard, Arsenal do fokusohet te James Maddison./Lajmi.net/