Prokuroria e Beogradit: Po hetohet vrasja e personit që sulmoi një xhandar para Ambasadës izraelite

Një i mitur është vrarë pasi sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe që po ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sulmuesi iu vërsul xhandarit me dy thika, duke thirrur “Allahu Akbar [Zoti është i madh]”, pas së…

Lajme

28/10/2026 10:45

Një i mitur është vrarë pasi sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe që po ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sulmuesi iu vërsul xhandarit me dy thika, duke thirrur “Allahu Akbar [Zoti është i madh]”, pas së cilës pjesëtari i Xhandarmërisë serbe përdori armën e zjarrit dhe e vrau.

Ngjashëm është deklaruar edhe Prokuroria e Shtetit në Beograd.

Ata deklaruan se hetimet në lidhje me incidentin në fjalë kanë nisur, ku një oficer policie i Xhandarmërisë së Beogradit i cili po ruante ambasadën u sulmua mbrëmë rreth orës 00:15 para Ambasadës së Izraelit, njoftoi sot zyra e prokurorit, raporton tanjug.

Sulmi u krye nga një person i panjohur deri më tani, i veshur me rroba të zeza, i cili thuhet se hapi derën e shtëpisë së sigurisë ku po qëndronte polici dhe eci në drejtim të tij me dy thika në duar duke bërtitur “Allahu ekber”.

“Në atë rast, një person i panjohur hodhi një thikë në drejtim të DS, duke e goditur në faqen e majtë. Pas kësaj, DS nxori armën e tij të shërbimit dhe qëlloi disa predha drejt sulmuesit, duke e vrarë në vend. DS pati me një prerje në faqen e majtë”,thuhet në deklarim./Lajmi.net/