Real Madrid kërkon të blejë kabinet më të madh shkaku i trofeve të shumtë

Real Madrid dje fitoi trofeun e parë për këtë vit, duke marrë trofeun e Superkupës së Spanjës, pasi mposhti në finale Athletic Bibaon.

Sport

17/01/2022 12:19

Një gol i Luka Modric dhe një i Karim Benzema ishin të mjaftueshëm që “Los Blancos” të fitojnë trofeun e parë për vitin 2022, përcjellë lajmi.net.

Pas trofeut të fituar, Real Madrid ka bërë një postim në “Twitter”, ku pyet se ku mund të gjejnë kabinet më të madh.

“Ku mund të blejë një kabinet më të madh”, ishte pyetja e klubit madrilen.

https://twitter.com/realmadrid/status/1483031350206676992

Ndërkohë, Real Madrid mbetet gjithashtu në garë edhe për Ligën e Kampionëve, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit./Lajmi.net/