Real Madrid ka një orar shumë të ngjeshur përpara

Real Madridin e pret një orar shumë i ngjeshur muajt në vazhdim dhe klubi madrilien duket të jenë gati për këtë.

Sport

06/01/2021 18:56

Zinedine Zidane ka pasur probleme të mëdha në mbrojtje këtë vit dhe gjithashtu edhe mungesa të mëdha të lojtarëve në fazën e sulmit.

Megjithatë, këto probleme tanimë janë zgjidhur dhe përpara po shikohet vetëm për të arritur majat e La Ligas, transmeton lajmi.net.

Një orar i stërngjeshur e pret skuadrën e francezit muajve në vazhdim. Prej ndeshjës së ardhme ndaj Osasunas e deri në fund të marsit, Galaktikët do të luajnë çdo 3 ditë për Super Kupën e Spanjës, La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Për momentin, Los Blancos gjenden në pozitën e dytë dhe kanë 2 pikë më pak sesa Atletico Madrid, megjithatë këta të fundit kanë edhe dy ndeshje më pak./Lajmi.net/