Real Madrid ka një datë për rikthimin në stërvitje
Real Madrid po përgatitet që të rifillojë stërvitjet.
Sport
Suspendimit të aktiviteteve sportive nga pandemia Covid-19 duket se po iu vjen fundi, pasi ligat evropiane po përpilojnë planet për rikthimin në fushat e blerta.
Një nga këto liga sigurisht është edhe ajo spanjolle. Skuadrat kanë filluar tashmë të caktojnë edhe datat për rikthimin në stërvitje.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, Real Madrid do të kthehen në stërvitje më 11 maj, në ‘Valdedebas’, transmeton lajmi.net.
Edhe pse do të kthehen në qendrën stërvitore, seancat stërvitore do të jenë individuale.
Lojtarët e La Liga do të testohen për Covid-19 gjatë javës tjetër, derisa Këshilli Nacional i Sportit nuk obligon lojtarët pa simptoma ose ata që nuk kanë pasur kontakte direkt më ndonjë të infektuar që të bëjnë këto teste. /Lajmi.net/