Real Madrid ka gjetur zëvendësuesin e Marcelos në Portugali

Mbrojtësi i Sporting Lisbon, Nuno Mendes, është bërë njëri nga objektivat kryesorë të Real Madrid për mbrojtjen.

Sport

01/01/2021 22:17

Real Madrid ka vendosur objektivin e tij për një pasardhës afatgjatë të Marcelos , ai është mbrojtësi i ri i Sporting Lisbonës, Nuno Mendes.

‘Los Blancos’ kanë qenë duke vëzhguar 18 vjeçarin për disa javë me raporte që janë përpiluar për sytë e Zinedine Zidane dhe stafit të tij teknik ndërsa ata kërkojnë një zëvendësim për brazilianin 32-vjeçar, i cili është duke u konsideruar në perëndim të karrirës, sidomos pas ardhjes së francezit Ferland Mendy, i cili ka siguruar vendin e tij në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.

Marcelos do i skadojë kontrata në vitin 2022, por Reali dëshiron të sigurojë fazën defanzive sidomos pas transferimit të Sergio Reguilion tek Tottenham Hotspur.

Mendes ka nënshkruar kontratën e re me Sporting Lisbon, deri në vitin 2025. Klauzola e tij e lirimit thuhet të jetë 25 milionë euro, por Reali duhet të jetë i gatshëm për të mposhtur klubet si: PSG, Juventus dhe Inter për nënshkrimin e portugezit./Lajmi.net/