Real Madrid ka gati 400 milionë euro për transferime

Real Madrid po planifikon që të bëjë mega transferime në afatin e verës.

Sport

26/02/2019 10:56

Florentino Perez do të bëjë një revolucion te Real Madridi, ku tashmë ka caktuar shumën që do ta shpenzojnë.

Presidenti i klubit spanjoll ka në dispozicion 400 milionë euro për transferimet që do t’i bëjë në verë.

Pjesë e këtij shpenzimi është edhe Harry Kane, pasi Real Madrid e do një sulmues të ri në skuadër.

Tottenham kërkon 200 milionë euro nga shitja e sulmuesit anglez, andaj madrilenët do të largojnë disa lojtarë, në mënyrë që mos t’i thyejnë rregullat e financave. /Lajmi.net/